Shqipëri, sa shumë po vuan – Pse të gjithë ta kanë me hile. O moj nena Shqipëri Mir ata cakenjë dhe skile. Po dhe djali, që i ke dhën gji ?!!!
Shqipëri , sa shumë po vuan …..
Pse të gjithë ta kanë me hile
O moj nena Shqipëri
Mir ata cakenjë dhe skile
Po dhe djali , që i ke dhën gji ?!!!
Të gjithë këta pushtetarë
Ulurijnë edhe bërtasin
Si s’doli një djal i mbar
Por duanë vetëm të xhëvasin.
Mir bota kështu ka qënë
Nëpër shekuj , sot e mot
Po ti djal ?, që e ke nënë
Pse si del shtëpis për zot?!
E thot mir një fjal e ” artë ”
Por ty mbase s’ta ka ënda
Më mir të ish djepi thatë
Se sa me shejtanin brënda.
Se nëna që të ka rritur
Ka rritur dhe bijë të tjerë
Mos u bej kaq i uritur
Mendo dhe për ta njëherë.
Këtë nënë kaq të lodhur
Pse e bëni që të qajë
Ajo do të jet e shplodhur
Me bijtë , në prehërin e sajë.
Shqipëri , sa shumë po vuan
Të gjithë pasurin ta morën
Edhe bëjnë sikur të duanë
Hedhin gurin dhe fshejnë dorën.
Historitë nuk harrohen
Të kujtojmë trembëdhjetën
Nga këta që sot ” betohen ”
Krahtë e shqipes , shkurtër mbetën.
Prandaj ju politikanë
I dilni vëndit për zot
I lini mëritë mënjanë
Bëhuni pak patrijot.
Këtë shqipe me lëngata
Mos e lini më të mjerë
Se dhe gomarin nga balta
Vetëm i zoti e nxjerë.
….. Adem Nuhaj ….