November 21, 2024

Më erdhe si flutur – Në pikun e vapës. Syri ytë i bukur. Ndrinte poshtë qepallës.

Më erdhe si flutur …..

Më erdhe te stani
Të prita te dera
Fërr ‘ fërr -fërr fustani
Ta bënte nga era.

Më erdhe si flutur
Në pikun e vapës
Syri ytê i bukur
Ndrinte poshtë qepallës.

Erdhe të ngacmoja
Se zemra ta deshte
Këtë e shikoja
Te buza , që qeshte.

E thoshte dhe syri
Që ëmbël shikonte
Si një pikë floriri
Lotin e pikonte.

Dhe faqet lëmuar
Mollë e kuqe ishin
Gëlqere pa shuar
Nga zjarri , që kishin.

Nuri bukurisë
Zëmrën po ma dridhte
Zjarri dashurisë
Mua po më mirte.

Zjarrin tëndë e fute
Dhe më bëre shpuzë
Kur mua më puthe
Mjaltë kishe në buzë.

Ngjyrë trendelinë
Ai floku ytë
Kur derdhej mbi gjinjë
M’ i verboi sytē.

Moj vetull biskonja
Të ikësh , s’të lë
Se dashuritë tona
U shkrinë , u bënë një.

…. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: