November 21, 2024

Emrin nënë, s’po gjejmë në botë – Le të bredhin nëpër botë. Të vemi edhe në Hënë. Prapë goja do e thotë, Shqipëri, të kemi nënë.

Emrin nënë , s’po gjejmë në botë ….

Le të bredhin nëpër botë
Të vemi edhe në Hënë
Prapë goja do e thotë
Shqipëri , të kemi nënë.

Le të bëhemi padron
Me vila , me pasuri
Syri lotin e pikon
Për ty nëna , Shqipëri.

Se te ty , i kemi rrënjët
Aty janë të parët tan
Është gjuha , janë këngët
Është malli për vatan.

Se te ty është fjal e nënës
Ajo fjalë aq e ngrohtë
Po na bie shualli këmbës
Emrin nënë , s ‘ po gjëjm në botë.

Sa e ngrohtë ndihet zëmra
Aty te ty Shqipëri
Si foshnja kur rri te nëna
Kur e mban dhe i jepë gji.

Shumë ke vuajtur e munduar
Shqipja ime moj krenare
Por kurr nuk je nënshtruar
Gjithmon ke dalë fitimtare.

Shqipëri moj halle madhe
Ti gjithmon ke qënë e ditur
Dhe kur s ‘ kishe abetare
Patrijot , trima ke rritur.

Bijtë e tu , me ty krenohen
Prap e thon , sic e kan thënë
Sado dallgët të trazohen
Shqipëri , të kemi nënë.

….. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: