Kurre su ngope, syri i nenes – Me te pare syrin e djalit. Se iku si drite e Henes. Kur kalone majen e malit.
Kurre su ngop , syri i nenes
Pse po qan , syri i nenes
Dhe zemra pse i eshte care
Per Yllin , driten e Henes
Kurbeti zi , ja ka mare.
Kurre su ngope , syri i nenes
Me te pare syrin e djalit
Se iku si drite e Henes
Kur kalone majen e malit.
Kur ulet te haje te sofra
Deren hap , era nga mali
Ngrihet edhe shkone te porta
Shikone mos ka ardhur djali.
Dhe pse jeta , e ka lodhur
Malli djalit , shpejte e ngreh
Kthehet ulet e perlotur
Djalin te dera , se sheh.
Ngryset , gedhihet e vetmuar
Nen driten qe bene kandili
Nga malli i perveluar
Puth djepen , ku ty te rriti.
Dridhet buze , e asaje nene
Dhe buka qe ha , i ngec
Kujtone te qeshuren tende
Kur te lidhte kopanec.
Shikone kemishen e bardhe
Qe ti varur e ke lene
I kujtohet fjale e pare
Kur ti i thirre , o nene.
Lutet nate , e lutet dite
Te porta rri duke pritur
Ti kthehesh , ti ngopesh syte
Te shikoje , se sa je rritur.
Te shikoje , te nxjeri mall
Se vitet e kane remduar
Te puthe ne sy , dhe ne ball
Se s’prete dot , sa ka duruar.
Kurbet , i shkreti kurbet
Ngele te dere e shtepise
Ti je dhimbje , qe te preke
Dhimbje , qe i preke te gjithe.
… Adem Nuhaj …
.