November 21, 2024

Për bela, syri të kapi – Moj e lindura kërthinjë. C’bukuri mbaje mbi vete. Kur mblidhje shkarpa në brinjë. Te ty lulja veten gjente.

Për bela , syri të kapi …..

Moj e lindura kërthinjë
C’ bukuri mbaje mbi vete
Kur mblidhje shkarpa në brinjë
Te ty lulja veten gjente.

Thëllëzat kur të shikonin
Vallen e ndalnin nê vënd
Dhe me këngë të shoqeronin
Mbledhur bashkë në një shkëmb.

Dhe sorkadhet në lëndinë
Rrinin , shihnin duke pritur
Se dinin , që ishe tinë
Mos një shoqe , i’ u kish ikur.

Unë i ulur te gorrica
Po rrija , se zuri vapa
Me sy malin po sodisja
Për bela , me sy të kapa.

Të zuri syri , të zuri
Moj trup hedhura lastare
Gërshetat bërë kalli gruri
Dhe ngjyrën , si ngjyrë arre.

E mora rrugën ngadal
Si kaprrolli nëpēr dushqe
Kur u poqëm ball për ball
Si shegë e pjekur u s’ kuqe.

Buza jote nuk po fliste
Vetëm syri më shikonte
Nga mua një puthje priste
Ajo buzë , që përvëlonte.

Kur unë duke përkëdhelur
Të thashë fjalën , që të dua
Si një lule porsa-celur
Mbështete kokën te mua.

Si lulet , që kishte vëndi
U hap lulja nga petali
Unë ndjeva aromën tënde
Arom lulesh , që kish mali.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: