Labëri e bukur – Je një zonjë e rëndë. Dallgët duke puthur. Ti lundron në këngë.
Labëri e bukur ……
Labëri e bukur
Je një zonjë e rëndë
Dallgët duke puthur
Ti lundron në këngë.
Se ty zoti vet
Të ka bërë me hatër
Lart kënga bucet
Posht me det të kaltër.
Të ka dhënë burime
Me ujë të kulluar
Aty zëmra ime
Vjen për t ‘ u shëruar.
Thëllëzat bilbilat
Te ty hedhin valle
Ke ato lëndinat
Mbushur me sorkadhe.
Ti ke trimërin
Që me ty , unë mburrem
Bashkë me krenarin
Unë vijë edhe ulem.
Ti ke derdhur gjakë
Si lum , të kulluar
Në c’ do gur e pllakë
Një dëshmor të shkruar.
Labëri e bukur
Labëri e Madhe
Vajzat i ke flutur
Djmtë , lisa ne male.
…….. Adem Nuhaj ….