Unë pëllumb, ti pëllumbeshë – Të prita të vije. Mike për në krua. Mua të më bije. Ujë me duart e tua.
Unë pëllumb , ti pëllumbeshë ……
Të prita të vije
Mike për në krua
Mua të më bije
Ujë me duart e tua.
Doja të shikoja
Atë syn e shkruar
Vetullat biskonja
Qerpikët , haluar.
Rrija nënë hije
Si një kacak mali
Kur ti të më vije
Të më shuhej zjarri.
Po prisja , t’ më thuaje
Nuk ka ujë në krua
Dhe etjen t’ ma shuaje
Me buzët e tua.
Vëndi plotë me lule
Aromë , ishte ndezur
Por ti sec më prure
Një aromë , të zgjedhur.
Lajthia mbi krua
Kishe hedhur shtatë
Nga buzët e tua
Sikur dilte mjaltë
Beli ytë i hollë
Për unaz floriri
Si shkëmb mbi dëborë
Të ish hedhur gjiri.
Dritë e syrit tënd
Syrin tim shikonte
Si rrufe mbi shkëmb
Xixat i lëshonte.
Ishe pëllumbeshë
Unë isha pëllumbi
Ti qesh e unë qeshë
Sa na zuri gjumi.
Mbi kokë kishim Hënën
Vec ajo shikonte
Prandaj nuk u trëmbëm
Se Hëna s ‘ tregonte.
…… Adem Nuhaj ….