November 21, 2024

Brodha edhe brodha -Përmbi trendelinë. Aspak nuk u lodha. Se është vëndi im.

Brodha edhe brodha ……

Dola lart në male
Në brigje , në gërxhe
Dëgjoj culë dyjare
Edhe këngë thëllëze.

Dola nëper sheshe
Ku të mbytë tërfili
Ku për shtatë pal qejfe
Këndonte bilbili.

Dëgjoj fëshkëllima
Nga barinjtë në stane
Edhe blegërima
Nga qëngjet manare.

Dal nga dal i bie
Rrugës plot me dushqe
Ëmbël në korie
Ndjej një zile mushke.

Mali sec bucet
Nga zilet , këmborët
Që i mbajnë cjept
Dhe deshë përcorët.

Në një rrezë shkëmbi
Ujë , si lot pikonë
Shpirti po të dhëmbi
Aty e shëronë.

Malin , plotë me ngjyra
Lulet e mbulojnë
Dhe nëpër rrëpira
Ujë i ftohtë buronë.

Brodha edhe brodha
Përmbi trendelinë
Aspak nuk u lodha
Se eshte vëndi im.

Donte në të errur
Të bridhte më këmba
Se andej kish shkelur
Babai edhe nëna.

Dhe shpirti m’ u cel
Si nata nga Hëna
Se unë sot po shkel
Mbi gjurmët e lëna.

…….. Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: