December 3, 2024

Kyci është ndryshkur – Shikoj shumë shtëpi. Nuk i’ u hapet dera. Hedhur mbi cati. Shkurre edhe ferra.

Kyci është ndryshkur ….

Shikoj shumë shtëpi
Nuk i’ u hapet dera
Hedhur mbi cati
Shkurre edhe ferra.

Lulet në avlli
Tani janë vyshkur
S’ ka asnjë njeri
Kyci është ndryshkur.

Me cati të rëna
Bari , shkuar te dera
Dhe kur hynë brënda
Duken , si të mjera.

Shoh djepet e thata
Ndihem i tronditur
Se në ato vatra
Sa femijë janë rritur.

Shiu , si lot nga syri
Nëpër streh pikonë
Ku është bija , biri
Ato , sikur thonë.

Ku është djathi dhisë
Dhe tymi oxhakut
Zëri i fëmisë
Dhe fjala e plakut.

Sa lezet , që mbanin
Nuk i harroj dotë
Kur fëmijët qanin
Djepet ishin plotë.

Shikoj shumë shtëpia
Lënë , të harruara
Se iku rinia
Mbetën të shkretuara.

Forcēn e tërmetit
E kanë përballuar
Por kohë e kurbetit
I ka shkatërruar.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: