November 21, 2024

Kënga jote, na ka rritur – Këndon bilbili, këndonë. Mbi një degë, në një dafinë. Thëllëza kur e dëgjonë. Vallen hedh nëpër lëndinë.

Kënga jote , na ka rritur

Këndon bilbili , kēndonë
Mbi një degë , në një dafinë
Thëllëza kur e dëgjonë
Vallen hedh nëpër lëndinë.

Dhe sorkadhet nëpër male
E dëgjojn bilbil gjyzarin
Përmbi shkëmbinjë hedhin valle
Kush e kush , më par t’a marin.

Je lezeti mbi lezete
Bilbil , këngën kur këndonë
Të gjithë ti i bënë për vete
Kur e qan , e ligjëronē.

Fluturon degë më degë
Kudo shkon , lë tinguj kënge
Dhe me këngën të mban pengë
Mos t ‘ i lësh kurr ato vënde.

S’ të bënë këmba për të ikur
Se kënga jote s’të conë
Kēnga jote , na ka rritur
Ndaj e duam dhe na gëzonë.

Kënga jote , kurr s,të humbi
Dhe kur shkon në shtegëtim
Me tē mua më zë gjumi
O bilbil i vëndit tim.

Kënga jote nëpër male
Është ilac dhe është shērim
Ti m’i heq ato maraze
O bilbil i vëndit tim.

Ato melodit e ëmbla
Rrjedhin , si ujēt në zall
Dhe atje ku nuk shkel këmba
Vëndi duket , si i gjall.

Merak i madh më ka mbetur
Me këngë mua kur më zgjonë
Këngën vall ku e ke gjetur
Atë këngë , që ligjëronë.

…….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: