Moj thëllëzë, në male – Moj syrin me pika. Me këngë dhe me valle. I mbushë ato gryka.
Moj thêllëzë , në male ….
Më zgjoi nga gjumi
Një thëllëzë me këngë
Bëra poshtê nga lumi
Nga i ndjeva zënë.
Ikja nënë Hënë
Mbi barin me vesë
Ishte , rën pa rënë
Dita nē mëngjesë.
Dielli në të dalë
Hëna në të zbritur
Pash gjurmët e sajë
Andej nga kish ikur.
E pash maj një shkëmbi
Në një breg lumi
U drodha i tëri
Kur krahët i tundi.
Lulet kishin celur
Vëndin e mbulonin
Nga ajo kish bredhur
Sikur këngë buronin.
Ngado kishte bredhur
Në gërxhe , në brinja
Këngë kishte mbjellur
Nëpër trendelina.
Moj thëllëzë , në male
Moj syrin me pika
Me këngë dhe me valle
I mbushë ato gryka.
Edhe ato vënde
Që duken si shkretë
Ti me këngën tënde
U jep dritë dhe jetë.
…… Adem Nuhaj …..