November 21, 2024

Pikaloshja e shullërit – Fustanin, nepërkë me pika. Mbuluar trupi ytë i tëri. Nëpër brinja, nëpër gryka. Më ngjan, si nepërkë shullëri.

Pikaloshja e shullërit ……

Fustanin , nepërkë me pika
Mbuluar trupi ytë i tëri
Nëpër brinja , nëpër gryka
Më ngjan , si nepërkë shullëri.

I bie culës te stani
Rri , shikoj mbi një kërcu
Me pika ai fustani
Një pëllëmb të rri mbi gju.

Zhapone i prerë nga krahtë
Gjysma e gjoksit zbuluar
Mos je hënë , që del përnatë
Apo je lule vesuar.

Kur më shkon rrugës së malit
Me ato gjurmët e lehta
Mos je dielli i beharit
A lulja , që kullotë bleta.

Floku , si tëndë përmbi supe
Gjysma hedhur përmbi gjinjë
Mbi vetull ato baluke
Nënë vetull dridhje synë.

Synë e zi e rrutullonë
Si ftujë e vogël , kur trembet
Do ta pres rrugën kur shkonë
Sikur dhe mali të shëmbet.

Do vijë , do të loz me ty
Duke bërë flokët gërsheta
Të më mbysin ata sy
Brënda syrit tëndë mbeca.

Do vijë , le të vijë qameti
Do ta zë rrugën te shtegu
Moj e holla ngjalë deti
Do të mbaj me gjalpë dybeku.

Rritur në vëndet e serta
Pikaloshja e shullërit
Të buronë , si mjaltë nga bleta
Ajo melodi e zërit.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: