Ata bujqërit dikur – I kujtoj bujqërit dikur. Kur punonin arë më arë. Me pënd mbillnin misër grur .Urimi ish, puna e mbarë.
Ata bujqërit dikur ……
I kujtoj bujqërit dikur
Kur punonin arë më arë
Me pënd mbillnin misër grur
Urimi ish, puna e mbarë.
Me dy qe dhe një parmëndë
Mbërthyer me tevlik te zgjedha
Zbukuronin atë vëndë
Me punime , me të mbjella.
Bënin vija , hapnin braza
Arën në lehe e ndanin
Dhe në drek kur zinte vapa
Bukën në hije e hanin.
Kur mbaronin len e parë
Një pushim të vogël bënin
Rrinin pinin një cigarë
Mendonin edhe për lëmin.
Me shat bimët i prashisnin
Djersa në tokë u pikonte
Dhe me cfrate i vadisnin
Ajo bukë , sa të shijonte.
Mblidhnin grurin në lëmënjë
Dhe me kuaj ata e shinin
Bënin kocek me dëllënjë
Dhe atje misrin e hidhnin.
Ata gjyshërit tan dikur
Ishin bujqër shumë të zot
Në fund arës bënin mur
Kur ajo , s’qëndronte dot.
I kujtoj bujqërit e parë
I kujtoj dhe kam zili
Sic mbillnin farën në arë
Ashtu mbillnin dashuri.
Kan shkuar vite edhe shekuj
Punë e tyre nuk harrohet
Gjurmët e tyre kan mbetur
Në tokën , sa herë punohet.
…….. Adem Nuhaj ….