November 21, 2024

M’a plagose zëmrën – Te ajo ujëvarë. Midis dy shkëmbinjve. Ti si pulë bardhë. Hyje edhe dilje.

M’a plagose zëmrën ……

Te ajo ujëvarë
Midis dy shkëmbinjve
Ti si pulë bardhë
Hyje edhe dilje.

Poshtë nënë valë
Trupi ytë i bukur
Herë dukej , si ngjalë
Herë dukej , si flutur.

Binte rreze diellit
Përmbi flokun tënd
Ngjyrat e ylberit
Aty zinin vënd.

Ata floktë e gjata
Ngjyrë trendelinë
I lagte ujëvara
I hidhte mbi gjinjë.

Në djersë po më mbysje
C’të shihja të parën
Ti si dallandyshe
Lozje me ujëvarën.

Aty afër neshë
Zogjtë cicëronin
Si një mbretëreshë
Ty të shoqëronin.

Me dritën e syrit
M’a plagose zëmrën
Unë me zogjtë e pyllit
E bashkova këngën.

Si flladi mbi gjethe
Bashkova kabanë
Doja afër teje
Të isha më pranë.

Si flladi i malit
Të vija mbi ty
Te nishan i ballit
Te ata dy sy.

Të shërohet plaga
Që syri ytë beri
Se dhe të vij nata
Gjumi s’do më zeri.

……. Adem Nuhaj …

Shpërndaje në facebook: