Në prëhrin e nënës – Sa ngrohtësi, që ndjenë. Në prëhrin e nënës. Vetëm atje gjenë. Dashurin e zëmrës.
Në prëhrin e nënës …..
Sa ngrohtësi , që ndjenë
Në prëhrin e nënës
Vetêm atje gjenë
Dashurin e zëmrës.
Kur , me ato duarë
Leht të ledhatonë
Ndihesh i gëzuarë
Sikur fluturonë.
Po , kur thot një fjalë
O , të keqen nëna
Zëmra bëhet mal
Se është fjal nga zëmra.
Zëmra , sikur gjendet
Mbi lule , në Maj
Kur koka mbështetet
Në prëhrin e sajë.
Nëna për fëminë
Krahasime s’ka
Se zëmër gjersinë
Sa një det e ka.
Ndihesh , si i mbrojtur
Ti , atje kur fle
Si një zog i ngopur
Kur fle në fole.
As malet e larta
As drita e Hënës
Nuk kan aq lëvdata
Sa prëhri i nënës.
Nuk i gjëj dotë fjalët
S’më dalin as gërmat
Vetëm peidestalët
Meritojnë , nënat.
……. Adem Nuhaj ……