Lozje bregut t’lumit – Si një dallandyshe. Lozje bregut t’lumit. Faqet qershi fishje. Gusha, pëndë e pllumbit.
Lozje bregut t’lumit …….
Si një dallandyshe
Lozje bregut t’lumit
Faqet qershi fishje
Gusha , pëndë e pllumbit.
Lozje , bëje këmbë
Mbi shkumën e valës
Dielli të kish dhënë
Ty , ngjyrën e arrës.
Këmba shkonte zallit
Dhe gjurmën e linte
Si lulet e malit
Vëndi , aromë vinte.
Ngado rrutulloje
Atë syn e shkuruarë
Vëndin e ndricoje
Si diell , në të zgjuarë.
Thash , m’a pruri fati
Zëmra u bë mal
Si lumi nga shtrati
Kur është më të dal.
Si margaritar
Nuri të ndriconte
Ndaj zëmra e vrar
Nga ty , s’do shpëtonte.
Ra , si meteori
Kur bie nga qielli
Nuri ytë e mori
Dhe aty më ngeli.
Te mua e prure
Por e dashurove
Se vetë e sëmure
Dhe vetë e shërove.
Si diell në behar
U bë jeta ime
Kur mē dhe me mall
Ato përqafime.
……. Adem Nuhaj …..