Një dorë dhe, e mora – Kur kalova detin – Vëndin të kujtoja. Të kujtoja djepin.
Një dorë dhe , e mora …..
Mbeci me shëndet
Shokëve i’u thashë
Si kripa në det
Lotët mbrapa lashë.
Një dorë dhe , e mora
Kur kalova detin
Vëndin të kujtoja
Të kujtoja djepin.
E shoh , kur jam zgjuarë
Në dritën e Hënës
Dheun e brumuarë
Me lotët e nënës.
Ngado , që të vete
T’a mbaj atë dhe
Se nëpër kurbete
Do e kem atdhe.
Me të , do nxjer mallin
Për trojet e mia
Për fushën , për malin
Që ka Shqipëria.
Me gjak është brumosur
Dheu i tokës time
Ndaj nuk kan të sosur
Histori , tregime.
Pak dhe , unë kam mar
Nga dheu i kokës
Por më duket mal
Në rrugët e botës.
E shoh , mallëngjehem
Kur bredh derë më derë
Por një ditë do kthehem
Aty , ku kam lerë.
Se shtëpi e vjetër
Pret me lotë në sy
Asnjë shtēpi tjetër
S’të pret , si aty.
…… Adem Nuhaj …..