Ku iku, kjo pasuri – Për kapitalizmin. Të gjithë u “gëzuam”. Po këto që kishim. Pse i shkatërruam !?
Ku iku , kjo pasuri ……
Për kapitalizmin
Të gjithë u ” gëzuam ”
Po këto , që kishim
Pse i shkatërruamë !!??
Uzina , fabrika
Kishte Shqipëria
Te ato përdita
Punonte njerzia.
Në brezare , ara
Bereqeti lum
C’të shihje më para
Se kishte aq shumë.
Në kohën e shkuarë
Kishte c’nuk kishte
Vënd për të punuarë
Ishin shumë punishte.
Ish metalurgjiku
Celik më i miri
Kurse , te Rubiku
Kish uzin floriri.
Në Maliq të Korcës
Fabrik e sheqerit
Ish për këtë popull
Nuk ish e Enverit.
Uzina e Gramshit
Armatim prodhonte
Dhe e Policanit
Predhat i montonte.
Plehra , kimikatë
Në Fier kish uzinë
Dhe superfosfatë
Në Lac , për bujqësinë.
Tiran dhe Berat
Dy vepra të mdhaja
Tekstil – kombinat
Të ngritur në maja.
Në gjithë Shqipërinë
Hambarët qen plotë
Kurr , se mbanim synë
Përtej , nëpër botë.
Kur hambarët plotë
I ka një shtëpi
Ajo do të thotë
Tamam pavarsi.
Tani nëper toka
S’gjen një demet gruri
I ke sytë nga bota
Do hash , po të pruri.
Këta pushtetarë
Kurr s’paskan të ngopur
S’hodhēn në hambarë
Një dorë , për ket popull.
Duan të na mashtrojnë
Të hedhin hi syve
Gjoja s’ po punojnë
Për veten e tyre.
I thash këto vargje
T’a dijë , vegjëlia
Se sa shumë thesare
Kishte Shqipëria.
Ato vepra , s’numurohen
Se nuk ishin , një e dy
Por tani do të tregohen
Si përralla , për fëmi.
….. Adem Nuhaj …..