Te ty, viktim mbeta – Floku ytë mbi supe. Si pjergull me rrush. Me rruaza të kuqe. Mbushur ajo gushë.
Te ty , viktim mbeta ……
Floku ytë mbi supe
Si pjergull me rrush
Me rruaza të kuqe
Mbushur ajo gushë.
Faqet të janë ndezur
Sikur zjarri doli
Si një mollë e pjekur
Si mollë shtatori.
Të shikoj me ëndje
Atë syn e shkruarë
Për bukurin tënde
Në zjarr , përvëluarë.
Në buzë , buzëqeshja
Bukuri më vete
Te ty , viktim mbeta
Më dogje , më trete.
Trëndafil i ndezur
Me nishan te balli
Mos aty kan celur
Lulet , që ka mali.
Mbi bar ti lë gjurmën
Te mua lë këngën
Këmba s’ma mer udhën
Se plagose zëmrën.
Që kur , të pa syri
Zëmrën fortë e drodhe
Rrufetë , që ka dimri
Te mua i mblodhe.
Qëndrove në hije
Atje poshtë në krua
Dhe kokrra lajthie
Ti mblidhje për mua.
Gjoja , si nga vapa
Gjirin pak zbulove
Ato ishin lajka
Si shënjë m’i dërgove.
Baluket te balli
Me dorë , sikur ngrije
Ishte shënjë malli
Një shënjë dashurie.
……. Adem Nuhaj ……