Moj e bukura në lugje – Si zog dhe unë fluturova. Nga vëndi mua më tunde. Me bilbilat u bashkova.
Moj e bukura në lugje
Moj e bukura syshkruarë
Gjezdisje në ato vënde
Bilbilat duke kënduarë
Degë më degë mbi kokën tënde.
Ngado , që ti hidhje hapin
Këngë për ty ata këndonin
Fluturonin dhe të kapnin
Me këngë , ty të shoqëronin.
Ti bridhje nëpër lëndinë
Bilbilat lulet i mblidhnin
Kur afroheshin te tinë
Përmbi flokun tënd i hidhnin.
Moj e bukura në lugje
Si zog dhe unë fluturova
Nga vëndi mua më tunde
Me bilbilat u bashkova.
Më zunë dridhjet nga sevdaja
Me bukurinë më mbyte
Gusha , dëbora në maja
Si me krah , në mal më ngjite.
Moj pëllumbesha në male
Si lulja rritur në shkëmb
Dhe të bukurat sorkadhe
Té shikonin , zinin vënd.
Ikte këmba , dridhej beli
Dielli mbi flokë të ndiconte
Mos mbi të kish rëné ylberi
Ngjyra, ngjyrat po kérkonte.
Më zunë ethet , më zunë
Kur té pashé , flokét si ténda
Ata floké aty mé pruné
Mé muarén , mé mbajtén brénda.
Flokét me ngjyrat e arit
Si njé pjergull mé mbulonin
Dhe né netët e beharit
Mua nga vesa më mbronin.
Aromén , që kishe tiné
Shpirti im , nuk kish té ngopur
Mos flija mbi trendeliné
Mbi térfil , a bar té korrur.
……..Adem Nuhaj ……