December 3, 2024

C’do të shkruash moj penë !? – Adem Nuhaj

C’do të shkruash moj penë !? …….

C’do të shkruash moj penë!?
Këtë ditë behari
-Do shkruaj për Migjen
Se më ka marë malli.

Malli më ka marë
Për dorën e tija
Që shkroi për hambar
Bosh , kishte Shqipnia.

Do shkruaj për Naimin
Abdyl dhe Saminë
Që mëndjen e shkrinin
Vec për Shqipërinë.

Filozof , Samiu
Abdyl , oratori
Por për penën “mbiu”
Naim , vjershëtori.

Jeronim de Rada
Mëndje arbërori
Por shkrime të arta
Bënte dhe Fan Noli.

Do shkruaj për Asdrenin
Për vargjet , që mbillte
Të gjithë , aty gjenin
C’halle , vëndi kishte.

Do shkruaj dhe njëherë
Por nuk janë të fundit
Për vargun e vyer
T’Lasgushit , Cajupit.

Epoka më vonë
Shkrimtarë , poetë nxori
Por prap më mungon
Dritëro Agolli.

S’mjafton boja ime
Të shkruaj për ata
Se me majën time
Ata bënë “kala”.

Ndaj jam e malluar
Për dorën e tyre
Me mua kan shkruar
Sa qielli , me yje.

Jetime s’kam mbetur
S’do mbes asnjëherë
Në k’të vënd kam gjetur
Poetë të tjerë.

…….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: