Buza, trëndafil – Adem Nuhaj
Buza , trëndafil …..
Trupi yt , i bukur
Si një ngjalë deti
Në dhe më ka futur
I ziu , c’më gjeti.
… Djalë , kënga jote
Po më gëzon shumë
Do vij, të rrimë sonte
Të dy , në një gunë.
Gërshetat e tua
Kulpër , që zënë lisin
Sa shumë , që unë dua
Mua , të më mbysin.
…. Unë kur dëgjoj këngën
Dhe culën dyjare
Dua bashkë me Hënën
Të rrimë nëpër male.
Syri yt , nen vetull
I kaltër , si det
Si , vesë e pashkelur
Loti , kur rrëshket.
…. Ty , të buron kënga
Si ujë në krua
Të loz , ma ka ënda
Në ëndrrat e tua.
Buza , trëndafil
Në zjarr po të digjet
Si , në mjaltë të mirë
Imja , aty ngjitet.
… O djalë , dil mbi krua
Dhe bëjë isharetë
Për ato , që thua
Do vij , t’i jap vetë.
Kur Hëna mbi male
Të dalë , sini
Unë me culë dyjare
Do bëjë melodi.
… Gjumi më ka ikur
Vec për ty mendojë
Po rri duke pritur
Culën të dëgjojë.
….. Adem Nuhaj …..