November 21, 2024

Më ke turbulluar – Adem Nuhaj

Më ke turbulluar

Moj vajza , capkëne
Ci ke ato lajka
Ty të kam në mëndje
Sa herë , që vjen nata.

Bie për të fjetur
Gjumi , s’më zë mua
Mëndja më ka mbetur
Te lajkat e tua.

Kur , rri te lofata
Atje lart në brinjë
Gjoja , si nga vapa
Në krua lan gjinë.

Turbull , m’u bë mëndja
Dhe s’më iknin sytë
Gjithë natën në ëndrra
Më del trupi yt.

Me bishtin e syrit
Më shikon , si fshehur
Flokun hedhur gjirit
Me dorë , duke krehur.

Shumë netë kam kaluar
Gjumi s’më ka zënë
Më ke turbulluar
Me lajkat , që bënë.

Kur bredh monopatin
Lule , ti lë pas
Tund e shkund fustanin
Buzën vë në gaz.

Ato s’ishin lajka
Por , shënjë dashurie
Se kur vinte nata
Edhe ti , nuk flije.

Vetë ma treguanë
Sytë e tu të bukur
Mbi mua lotuanë
Kur , re e këputur.

M’i lërë , lajkat mua
Unë të pata thënë
Ja , lajkat e tua
Na bënë , sec na bënë.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: