Loti, i kurbetlliut – Adem Nuhaj
Loti, i kurbetlliut
Loti i shqiptarit
Botën , lum e bënë
Nga mall i vatanit
Që , këtu ka lënë.
Malli për vatan
Ata i ka tretur
Nga halli , që kanë
Nëper botë , mbetur.
Duan të vijnë, tek vatra
Tek dollia , kënga
Të hanë dreka , darka
Ku ua shtronte nëna.
Janë , të malluarë
Për vëndin , ku ishin
Disa kanë harruarë
Dhe emrin , që kishin.
S’njeh , nëna evlan
Emrin e të birit
Se emrat , që kanë
Nuk e kanë , të gjirit.
Ndaj u qanë dhe syri
Të malluarë , kanë zëmrën
Se , bija dhe biri
Nuk e panë , më nënën.
Si , shiu me erën
Kurbeti i ngriti
Dhe disa , kur erdhën
Nëna dotë , s’i priti.
Kanë mall për bilbilat
Që ka Shqipëria
Edhe për bëzhdilat
Që lanë tek avllija.
Aty , ku je rritur
Vëndi , kurr s’harrohet
Si , deti i kripur
Loti , do pikohet.
Me penë dhe pak bojë
Po shkruaj , për t’tju thënë
Dua t’ju shikojë
Ku ju thirrët , nënë.
……. Adem Nuhaj ……