Ti, më falje zëmrën – Adem Nuhaj
Ti , më falje zëmrën …….
Si , Hënë në Qershor
Tek mua , ti vije
Dhe më jepje mollë
Unë , kokrra lajthie.
Ti , më falje zëmrën
Buzët , ti m’i falje
Unë këndoja këngën
Me culë dyjare.
Dhe , kur djers e ballit
Si , rrëke më dilte
Me cep të fustanit
Jotja , dorë e fshihnte.
Dhe ujë , kur doja
Në krua nuk vija
Ty , të ledhatoja
Sikur , uje pija.
Buza , borë mali
Nga vapa kërkonte
Dhe atë ma fali
Ajo gusha jote.
Dreka , kur vononte
Më mërte uria
Ti , ëmbël më thoshje
Mer faqet e mia.
Burim aty s’kishte
Sytë për t’i larë
Floku mbi gjinjë binte
Dukej , si ujvarë.
U nxinë ato kroje
Se , u vrejtë qielli
Ti , rreze lëshoje
Më shumë , se , sa dielli.
…… Adem Nuhaj ……