November 21, 2024

Do t’i pyesë, për ty moj nënë- Adem Nuhaj

Do t’i pyesë, për ty moj nënë ……

Do mbledh fjalë, si mblidhen lulet
Dhe do bëjë , vargjet e këngës
Me mua , do vij , do ulet
Ai mall , i madh i nënës.

Do vete nëpër lëndina
Nëpër gryka dhe burime
Në ato gërxhe , lugina
Ku për ty , unë kam kujtime.

Do vete , krua më krua
Do vete , do të pyes zallin
T’i pyesë për hallet e tua
Sa lotë ke derdhur për djalin.

Do të pyes , djepin prej druri
Se , sa , këngë më ke kënduar
Dhe kur nuk më zinte gjumi
Bashkë me mua , rrije zgjuar.

Do mbledhë , kujtimet e tua
Andej nga gjurmët ke lën
Nuk do lë , ferrë dhe përrua
Do t’i pyes , për ty moj nënë.

Në gjithë ato vënde brodha
Nga mua , ti më ke rritur
Dhe disa vargje i mblodha
Përzier me lotin e kripur.

Brodha fusha edhe male
Dhe i pyeta , për ty nënë
Për ato vuajtje dhe halle
Kishin shumë , për të thënë.

Prap syri , për ty më qan
Por zëmra shumë u gëzua
Kur i pyeta dhe më “thanë”
Ajo nënë ,ishte zonjë grua.

…… Adem Nuhaj ……

Shpërndaje në facebook: