Si, dy zogjë ne jemi – Adem Nuhaj
Si , dy zogjë ne jemi ……
Fryn era e malit
Dhe të tund fustan
Baluket e ballit
Ty , t’i hedh mënjan.
Dhe vesa e prillit
Netëve , kur bie
Ty , të bie gjirit
Kur del në korie.
Vesa përmbi flokë
Nga Hëna të ndrinë
Si , mbi borzilokë
Si , mbi trendelinë.
E lag nëpër rrëza
Buzën tek burimi
Ku e lag thëllëza
Ku e lag bilbili.
Biem një pikë, ujë zalli
Se , s’po duroj dot
Apo , do t’më japi
Syri një pikë lot.
Moj e bardha ftujë
Moj syri i bukur
Do t’më japësh ujë
Apo , një të puthur.
Se , dhe zogjtë e pyllit
Në Prill , kur këndojnë
Me këngët e tyre
Ata , dashurojnë.
Dhe ne ta tregojmë
Dashurin , që kemi
Se , kur , ne këndojmë
Si , dy zogjë jemi.
Le të mari dhen
Dashuria jon
Do ta ngrem folen
Si , dy zogjë mbi hon.
…… Adem Nuhaj ……