“Gabimi” i Zotit – Adem Nuhaj
” Gabimi ” , i Zotit …….
Zot , Ti mbrekulli ke bërë
Na ke dhënë , gjithë bukuritë
Por , një gjë mangut ke lenë
Që , ne e shohim cdo ditë.
Mëndjen ua dhe fukarenjve
Por , asnjëri nuk i pyetë
Pasurinë , budallenjve
Qê , udhëheqin këtë miletë.
Se , i thjeshti , fukaraja
S’ngjitet dot në politikë
Se , nuk e lejon paraja
Që , e kanë vec ca të liqë.
Sot të jesh pa mëndë fare
Mund të bëhesh edhe mbret
S’duhen tru , por vetëm pare
Që të gdhihesh deputet.
Në gjithë botën , anë e mban
Fukarenjë janë shkencëtarët
Por udhëheqsit , pa mëndë janë
Plotë për plotë , i kanë thesarët.
Zot , o Zot , o Zoti ynë
Pse nuk i bëre njësojë
Syri , mos ta shihnte synë
Vec për bukë , kur të lotojë.
Mos të kishim kurr kurbete
Është i hidhur , është i zi
Fëmijë , mbytur nëpër dete
Se , sa janë , as Ti e di.
……. Adem Nuhaj …..