E bukur, si Hënë – Adem Nuhaj
E bukur , si hënë ……..
Kur del pa gëdhirë
Nga shoqet , je ndryshe
Sikur , ti ke pirë
Qumësht , dallandyshe.
Si , me ar e lyer
Faqet portokalle
Sikur je ushqyer
Me thelpinjë arre.
Ty , të paskan dhënë
Bukuri më vete
Sikur , ti ke ngrënë
Vetëm , mjaltë blete.
Zbardhon gjiri yt
Si , bora e malit
Mos , ke ngrën cdo ditë
Nga djathi i stanit.
Zëri yt i mirë
Në këngë , ligjërime
Dukesh , që ke pirë
Ujë , nëpër burime.
Lëshon syri yt
Cika edhe xixa
Me aromë , të mbyt
Ti , si trendelina.
Trupi yt mbytur
Erë , punë e madhe
Dukesh , që je rritur
Me lulet në male.
Më ikën serbes
Si , lastar i riur
Trendafil me vesë
Dukesh , në të gdhiur.
Si lule natyre
Sinoret e tua
Aroma e tyre
Më mbyt edhe mua.
E bukur , si hënë
Si , në hënë larë
Lule më s’ke lënë
Malit , pa ja marë.
…….. Adem Nuhaj …….