Mallkuar qofshë, i thot kurbetit – Adem Nuhaj
Mallkuar qofshë , i thot kurbetit ……
Del një yll , gjithëmon mbi mal
Është një yll , që ndricon shumë
Del nëna dhe thot , o djal
Mos je ti , të shikoj unë.
Mos je ti , o djal i nënës
Që , kam vite pa të parë
O pikë e gjakut , e zëmrës
Zëmra për ty , më është carë.
Më ike i vogël fare
Si lulja , që porsa mbin
Të mbyti dallga e madhe
Dhe mua , ma thave syn.
Të mori dallga e detit
U tregua , pa mëshir
Mallkuar qofshë , i thot kurbetit
Që , s’të shoh me sy , o bir.
E shikon yllin mbi mal
Ulet te pragu dhe qan
Me të , shkëmben disa fjalë
Sikur , djalin e ka pran.
Kur ylli , largohet malit
I thot , me sy të lotuarë
Të m’i bëshë , të fala djalit
Dhe i thuaj , se kam harruar.
……. Adem Nuhaj …..