November 21, 2024

Kush të pa dhe s’u marrua – Adem Nuhaj

Kush të pa dhe s’u marrua ……

Sa herë Dielli perëndon
Hëna , natën e ndricon
Por , kur del ti në livadhe
Hëna thotë , nuk duhem fare.

Hëna rrugën ta lëshon
Pare teje turpërohet
Nur i madh , ty të mbulon
Hëna , si më dysh coptohet.

Kur del ti nëpër lëndina
Nga inati , lulet plasin
Ti je vetë , trendelina
Pranë teje , lulet humbasin.

Dhe këngën , kur e këndon
Si gurra , që rrjedh nga shkëmbi
Thëllëza këngën pushon
Të ngul sytë dhe s’luan nga vëndi.

Flokë verdha , fije ari
Përmbi sy , ato baluke
Me ty mburret edhe mali
Na thot , shihni c’kam mbi supe.

Brinja , gërxhe zbukurohen
Sorkadhja veten se donte
Dhe burimet , sikur shtohen
Kur , pi ujë buza jote.

Dorë e zotit ka punuar
Vec aty , mbi gjoksin tënd
Sa bukur e ka ndërtuar
Si , hoje mjalti në shkëmb.

Kush të pa dhe s’u marrua
Për të gjithë , hape sebepe
Flokë gjat deri në thua
Të gjithë , i ke bërë për vete.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: