Tani vate, shkoi… – Adem Nuhaj
Tani vate , shkoi ……
Më erdhe në ëndërr
Erdhe , si një xhinde
Një puthje të ëmbël
Ma dhe , prap më ike.
Ishte ajo puthje
Që fati , s’e zuri
Se , ti më s’u duke
Vec ëndrra të pruri.
Sa shumë , që e doja
Shumë kohë më parë
Kur buzët e njohma
Digjeshin në zjarr.
Por , edhe kjo ëndrra
Të pruri tek mua
Si , dikur tek tënda
Kur të thashë , të dua.
Të pruri të vogël
Sic të mbaja mënd
Ashtu , si një gogël
Si , lule mbi shkëmb.
Qysh duron kjo zëmër
Sa , nuk po pelcet
Mos të ishte ëndërr
Të ishte vërtet.
Kujtimet e lëna
Ëndërr , moj m’i zgjove
Nga vitet e rënda
Sikur , më rinove.
Dhe ëndrra , kot s’erdhi
E pruri meraku
Meraku , që ngeli
Vite , përsëlargu.
Nuk na deshi fati
Si , ty edhe mua
Kur na u ndez zjarri
Tek ne , dot s’u shua.
Tani vate , shkoi
Mbeti vec marazi
Njeriu e duroi
Kurse , guri plasi.
…… Adem Nuhaj ….