November 21, 2024

Hajde mike, mos u trëmb – Adem Nuhaj

Hajde mike, mos u trëmb

Mike moj , që shkon në krua
Ngjitu njëher lart në brinjë
Të më njomësh buzët mua
Mos me ujë , me ata gjinjë.

Do të vijë djal këtë Hënë
Se dhe unë , e dua stanin
Por , ti lidhe atë qën
Mos derdhet, më gris fustanin.

Hajde mike , mos u trëmb
Nga qëni , mos u trëmb tinë
Se , unë fustanin tënd
Do ta qep me trendelinë.

C!po ma prish mëndjen , or djal
Ma bëre , si dallgë deti
Kur i dëgjoj ato fjalë
Do të vijë , u bëftë qameti.

Flokë zeza , sy kaleshe
Fjalët më dalin nga zëmra
Kur shkove në krua qeshe
Ndaj për ty , më rrodhi kënga.

Djal , i vëndeve të serta
Këngën ta dëgjoj c’do darkë
Unë do t!vija , jo se s’desha
Por thashë , të rritem dhe pak.

Brinja , gërxhe i kam bredhur
Shikoj lulet në lëndinë
Të gjitha , ato kanë celur
Ashu , sic je celur tinë.

E shoh djal , që nuk duroke
Për ato hallet e tua
Janë hallet e kësaj moshe
Halle , që më zunë dhe mua.

C’të të pres moj e uruar
Kam parë hënat , sa herë dalin
Njëzet vjetë , i kam numëruar
Dhe pranverat me beharin.

O djal , i rritur me malin
I thuaj zëmrës , të duroj
Këtë vit , po pres beharin
Me ty , këngën do këndoj.

…… Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: