E bukur, moj Vitë – Adem Nuhaj
E bukur , moj Vitë …..
E bukur , moj Vitë
Me dy palë gërsheta
Mbaj mëndë , që the pritë
Sa , të vijë vjeshta.
Më kujtohet fjala
Që , më pate thënë
Kur ishim në ara
Dhe nëpër lëmënjë.
Ato ditë vere
Ato ditë behari
Zjarrin , ti e ndeze
Tek , mua i vrari.
Në arë , kur punonim
Përkrah njëri – tjetrit
Ata sy , shikonin
Fshehur , vec me cepin.
Na zuri sevdaja
Ndonjë fjal shkëmbenim
Si , lulet në maja
Dashurin po gjenim.
Të thashë , vajz të dua
The , të dua djal
Hajde më the mua
Në vjeshtën e parê.
Ajo fjala jote
Në mëndje më ngeli
Do të vijë sonte
Se , dhe vjeshta erdhi.
Tek ty , s’po më bienë
Faqet , ngjyr e pjeshkës
Por , tek ty i gjenë
Gjithë frutat e vjeshtës.
……. Adem Nuhaj ….