December 3, 2024

Më ngriti malli një ditë – Adem Nuhaj

Më ngriti malli një ditë …..

Më ngriti malli një ditë
Dhe me shpuri në vëndlindje
Lotët më rrodhën nga sytë
Sa , gëzoi kjo zëmra ime.

Dola , për të bërë sehir
Shikoj livadhet dhe dushkun
Kutin me duhan të grir
E nxora , ngjesha cibukun.

Prej lëkure , gjeta qeskën
Që , babai e kishte lënë
Ku mbante strrallin dhe eshkën
Nga liri , qepur me pënjë.

Ndeza eshkën me stërrall
Erë e saj , më shëroi xhanin
Sa , shumë kohë , unë kishia mall
Qëkur pleqtë , ndiznin duhanin.

Duke ikur , udhë më udhë
Zbrita dhe rashë tek burimi
Ku , të parët pinin ujë
Mbi degë , këndonte bilbili.

Tek burimi ftohtë , tek pënja
Ku gërrmojnë , me këmb mullënjat
Atje , m’u kujtua nëna
Kur me ujë , i mbushte shtëmat.

Shikoja , ma kishte ënda
M’u kujtua fëmijria
Dhe odat , kur ziente kënga
Ku me fund , pihej dollia.

Nëpër brinja , gërxhe , kodra
Disa vatra , s’kishin bar
Kujtoj , kur zinte dëbora
Aty , neve ndiznim zjarr.

Dhe koha , pse shumë ka ecur
Ato kujtime s’janë shuarë
Shënjat e zjarrit kanë mbetur
Si , një histori e shkruarë.

Sytë e mi , gjithecka shikonin
Andej nga bridhja cdo ditë
Gurët akoma qëndronin
Ku bagetia , hante kripë.

Disa shokë , unë i takova
Dhe ju thashë , tunjateta
Por , dhe shumë u dëshpërova
Më të shumtët nuk i gjeta.

Të rinjtë , në kurbet kanë shkuar
Shumë shtëpi , duken të shkreta
Disa , jetën kanë ndërruar
Se , kështu e paska jeta.

Ika , me mall dhe me shpresë
Dhe mëndjen atje e mbajë
Mbase , një ditë do t’i presë
Vatra , ata bijtë e sajë.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: