November 21, 2024

Sa shpejt, qënke rritur – Adem Nuhaj

Beautiful country girl laying on green grass

Sa shpejt , qënke rritur …..

Të pashë , që nga stani
Si , thëllëzë më vije
Të prekte fustani
Në vazhdën e dhive.

Me pika fustani
Më bënte merak
Si , thëllezë mali
Shkelje mbi shajak.

Fustani të tundet
Mbi shkarpat e prera
Herë ta kapnin shkurret
Herë ta merte era.

Dhe floku , si tëndë
Nën rrezet e diellit
Vallë , mos kishin rënë
Ngjyrat e ylberit.

I derdhur pas trupit
Floku yt i artë
Si , pjergull e rrushit
Në lisin e gjatë.

Mbeta i habitur
Shtatin , kur ta pashë
Sa shpejt , qënke rritur
Të vogël , të lashë.

Syve s’u besoja
Kur erdhe tek tënda
Mos vallë , u verbova
A ishia në ëndrra.

Ata sy me bishta
Ishin zbukuruar
Mos , në dorë unë kishia
Lulen e vesuar.

Nga koka , tek këmba
Me nur e mbuluar
C’paska rritur nëna
Një pikë , të kulluar.

Lezet mbi lezete
Ta kishte bërë shtatin
O zot , thashë me vete
Unë e pata fatin.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: