November 21, 2024

Kur më erdhe, qeshi buza – Adem Nuhaj

Kur më erdhe , qeshi buza …..

Moj thëllëza , pika – pika
Gjithë natën , në shteg të prita
Të prita tek shtegu dhive
Rrugës së malit , kur vije.

Ti , vije duke kënduar
Nën atë dritën e hënës
Rrugës me gjethe mbuluar
Më ikje , në majë të këmbës.

Shtegun , unë ta kishia zënë
Si , kacaku nëpër male
Moj syshkruar , lara në Hënë
Qerpikë holl , vetull gajtane.

Edhe yjet , të shikonin
Për rreth , Hënës ishin mbledhur
Për ty , ata bisedonin
Bukurinë , ua kishie vjedhur.

Erdhe në ato burime
Ku buronte uji i ftohtë
U mbytëm , në përqafime
Dritë e syrit , pikoi lotë.

Ajo buzëqeshja jote
Si hojet , që burojnë mjaltë
Si , trëndafili në gonxhe
Ishte , ajo buzë e zjarrt.

U mbyta , në oqean
Kur , putha buzët e tua
Sikur , yjet u shpëndan
Sikur , Hëna u coptua.

Më iku , si ujtë në gurra
Ajo natë , duke pritur
Kur më erdhe , qeshi buza
Thashë , mos më ishie mërzitur.

……. Adem Nuhaj …..

Shpërndaje në facebook: