Ngjyrën, ndryshon gjethja – Adem Nuhaj
Ngjyrën , ndryshon gjethja …..
Sa , e bukur vjeshta
Një , nga katër stinët
Ngjyrën , ndryshon gjethja
Dhe bienë , të pakta kanë ditët.
Shikoj në korie
Gjethet e cëmndelit
Si , ngjyra kur bie
Në perndin të diellit.
Dhe frutat , janë vjelur
Se , i poqi Gushti
Tek – tuk , kanë ngelur
Disa frenjë rrushi.
Dhe një kokërr ftoi
Ka mbetur nën gjethe
Anës , tek përroi
Ka mbetur e vetme.
Si , qylym nën yje
Duken këto vënde
Kur shkoj nëpër pyje
Këmba shkel mbi lënde.
Të gjithë këta drur
Duken , si të fjetur
Dhe i gjithë ky nur
Me ditë , iu ka mbetur.
Gjithe , këto gjethe
Nga trupi t,i zhveshin
Si , zonja në heshtje
Dimrin do të presin.
….. Adem Nuhaj …..