Për bela më dole… – Adem Nuhaj
Për bela më dole ……
Në netët me Hënë
Në pyll , leqe ngrija
Në cdo lis e pënjë
Kunadhen ta zija.
Për bela më dole
Kur , po ikja udhës
M’u ngjite , si rrodhe
Tek bashka e rudës.
Kot i kishia ngritur
Se , më ndihmoj fati
Kunadhen e pritur
Syri im e kapi.
Të dy na coi udha
Atje , tek burimi
Na ishte tharë buza
Po na digjej shpirti.
Dhe , kur u takuamë
Jo , s’pimë ujë në krua
Se , etjen e shuamë
Tek ty dhe tek mua.
Zjarrit , si vullkan
Që , dilte nga gjiri
S’i bënte derman
Ujët , tek burimi.
Zjarri dashurisë
Po na digjte xhanin
Këtë , unë e pashë
Kur , gjunjët s’po mbanin.
Si , lule më mbiu
Mikja me sevdan
C’të bëja i ziu
Mos bëja hatan.
Si , shiu nga retë
Kur bie mbi bar
Loti yt i nxehtë
Më binte mbi ball.
Ai lot i mallit
Ty , kur të pikonë
Dhe burimi zallit
Sikur , ujtë e shtonë.
Edhe ato lule
Që , pranë kishin mbirë
Kur , mbi to u ule
U bënë , xhevahirë.
Pruri , meteorin
Ai nuri yt
Dhe mua të gjorin
M’i verboi sytë.
Atë ditë behari
Ethet , sec më zunë
Mos , më përpiu zjarri
Gjunjët , m’u këpunë.
Edhe trupi yt
Ishte përvëluar
Thashë , le të më mbyt
Gëlqere , pa shuar.
….. Adem Nuhaj …..