Ti më do dhe unë të dua… – Adem Nuhaj
…. Ti më do dhe unë të dua …
Ti moj vajzë , që shkon në lugje
Brinjave dhe rrugës tutje.
… O coban , pse më ndalon
Do shkoj në punë , se jam von.
Prit moj prit , moj grykë zënë
Dy fjalë kam për të thënë
… Cdo t’më thuash o i uruar
Se , në punë kam për të shkuar.
Prit moj prit , se s’ta them dotë
Sa të coj dhëntë në kullotë.
… Lëri dhëntë të marin malin
Hajde pran të të qajmë hallin.
Hallin , që kam unë për ty
Ja , tek ta thonë këta dy sy.
… Sytë e mi , fjalët e tua
Ti më do dhe unë të dua.
….. Adem Nuhaj ….