Hajde tek kasollja ime – Adem Nuhaj
Hajde tek kasollja ime ….
Të dua mike të dua
Zjarri po më djeg në gjl.
… Zjarri po më djeg dhe mua
Ai zjarr , që ke dhe ti.
Hajde tek kasollja ime
Të të hedh lule të bardha
Edhe unë me dorën time
Do të jap , mollë edhe dardha.
Me dyjare tja marë këngës
Për ty , lule tremdelinë
… Unë me dashurin e zëmrës
Do të fal , gushë edhe gjin.
Sa ëmbël , fjalët i thotë
Goja dhe zëmra për mua
… Dhe mua buza m’u poqë
Për ato , buzët e tua.
Më qesh buza , kur më flet
Në sy , më ndizet shkëndia
… Janë fjalë , që dalin vetë
Se , janë fjalë nga dashuria.
Më thuaj , kur do t’vish tek tënda
Të lidhë qëntë , të dal të presë
… Do vij , kur të dali Hëna
Bari të laget me vesë.
Do t’i japim lezet stanit
Si gjimim , do bucas kënga
… O coban , zgalem i malit
Ma more , kalan nga brënda.
….. Adem Nuhaj ….