Tokë e shqipes, nuk është – Adem Nuhaj
…… Tokë e shqipes , nuk është djerr ….
Qëkur bota është krijuar
Dhe dielli , qëkur ka lindur
Vëndi shqipes është bekuar
Trima legjendar ka rritur.
Tokë e shqipes , nuk është djerr
Por është një tokë pjellore
Trima , dijetar ka nxjer
Qysh nga fiset arbërore.
Toka jonë amëtare
Është kjo tokë e Shqipërisë
Qysh në kohën iliriane
Ka pjell bijë të diturisë.
Nami shqipes është degjuar
Qëkur është Europë e vjeter
Kjo tokë , kurr nuk ka shteruar
Ka nxjer prijsa edhe mbretër.
Bijtë e sajë i ka rritur
Nëpër shkrepa , malet tona
Bashkë me ta , këtu ka lindur
Simboli ynë , zonjë shqiponja.
…. Adem Nuhaj …