Buka thatë, të dukej mjaltë… – Adem Nuhaj
Buka thatë , të dukej mjaltë ….
Dola një ditë nga fshati
Me nipin , kapur prej dore
Ku , balta dukej , si mjalti
Nëpër lëndina , bregore.
I thoshja me mallëngjim
Këto janë trojet e tua
Dhe unë , kur ishia si tin
M’i tregonte gjyshi mua.
Herë në krah dhe herë në këmbë
E gjezdisa nëpër vënde
I thoshja , këtu kam rënë
Kur ishia , në moshën tënde.
Nipi , fjalët mezi thotë
Më pyeste për disa lodra
M’u mbushën sytë me lotë
Nuk dija , se c’far t’i thoshja.
E cova në cdo avlli
Derë më derë e portë më portë
Me të lozja , si fëmi
Se , s’gjeti dot asnjë shok.
Shpirti , sec m’u bë farmak
Shumë dyer , s’i gjeta hapur
Ferra , gjëmba në cdo prak
Shkurret catitë , kishin kapur.
Në një lagje mbetur shkretë
Pashë një nënë , që po vajtonte
J’u afrova ,lehtë -lehtë
Nipin mori , përqafonte.
Në atë futën e sajë
Pak bukë, kishte mbetur thatë
Ja dha nipit , që ta hajë
Atij po i dukej mjaltë.
Ai cast , po më habiste
Bukën thatë , nipi kur mbante
Në cantën e tij , c’nuk kishte
Me të lutur , mezi hante.
I shihja thinjat dëborë
Trupi sajë , si mal i lartë
Sa , e ëmbël ajo dorë
Buka thatë , të dukej mjaltë.
…… Adem Nuhaj ….