Mëndjen, tek ty mbaja – Adem Nuhaj
…… Mëndjen , tek ty mbaja …..
Kur shkoje në krua
Sikur , nuk dëgjove
Kur të thash , të dua
Me gojë nuk më fole.
Shikoje gjithë naze
Me bishtin e syrit
Ikje , si kunadhe
Vijës , së mullirit.
Ikje , si një flutur
Ç’të bëja i ziu
Syri yt i bukur
Mua më përpiu.
Ç’më bëre moj xhane
Me nazet e tua
Më fryte maraze
Një fjalë , pse s’ma thua.
M’i hiq këto vuajtje
Mos më ler të tretem
Në vite , në mote
Peng tek ty do mbetem.
Gjumi s’po më zinte
Mëndjen , tek ty mbaja
Shiu mbi trup , kur binte
Nga zjarri e thaja.
Sa , bukur të rrinin
Fustani , bëluza
Floktë mbi gji të binin
Trëndafil , tek buza.
Merakun , që kishia
Rehat s’po më linte
Dhe në gjum , kur ishia
Tek ty , po më binte.
Shoqe , ke sorkadhen
Ç’paska bërë nëna
Hape moj dritaren
Që , të të hyj brënda.
T’i bëjë derman xhanit
Kur , të të puth syn
Me lulet e malit
Ty , të të mbuloj gjin.
Gjumin e largove
Dhe syrin e hape
Dorën qumështore
Prej qafe më kape.
Mbi buzet e njoma
Dhe mbi ata gjinjë
Të mbyste aroma
Si , mbi trendelinë.
…… Adem Nuhaj …