November 21, 2024

Për atë , thëllëzë labiken – Adem Nuhaj

Për atë , thëllëzë labiken ……

Një bilbil , atje mbi gur
Se ç’ka , mos ëhtë sëmur
A mos mendohet për miken
Për atë , thëllëzë labiken.

Edhe këngën , ligjëron
Ashtu , si e ka zakon
Syn e bukur rrutullon
Mos vërdall , miken shikon.

Më sa shoh nuk është sëmur
Se , po bredh gur më gur
Kërkon miken gjithë nur
Atë , që s,e harron kurr.

Duke bredhur , deg më deg
Shikon miken në një shteg
I afrohet gjithë serbes
Mike , unë ty po të pres.

…… Dhe unë , kur ishia në krua
Dëgjoja këngët e tua
Por tani , që të kam pran
Më shumë ta hodha sevdan.

Sa mirë , që të dy u gjetëm
Se , dhe unë po rrija vetëm
Kur lozja nëpër lëndinë
Zjarri sevdas , digjte gjinë.

Dhe atje , në folen time
Dëgjoja ca ligjërime
Ishte kënga , që këndoje
Në gjum , kur ishia më zgjoje.

Sa mirë bëre , që më erdhe
Të më heqësh këto derte
Sevdaja tani u zgjua
Si , tek ty edhe tek mua.

.. Zëri yt thëllëzë
Zëri im bilbil
Do të këndojmë këngë
Mbi bar dhe tërfil.

….. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: