November 21, 2024

Ike, si rrufeja – Adem Nuhaj

Ike , si rrufeja …..

Sa , më gëzoj xhani
Me sy , kur të pashë
Mos më erdhi fati
Me vete , unë thashë.

Dola i gëzuar
Dhe të preva udhën
Ika i zëmruar
Nuk e hape buzën.

Ç’pate mike , ç’pate
Që , me gojë s’më flet
Pse shkëmbyemë , dy llafe
Veç , për muhabet.

Bota janë vrarë
Dhe janë pajtuar
Ne vetëm dy fjalë
Ashtu , në të shkuar.

Me bishtin e syrit
Mua më vështrove
Doje , që të flisje
Por , prap nuk më fole.

Nuk më le të flisja
Ike , si rrufeja
Unë , ty po të prisja
Të thoshja , ç’far ndjeja.

Mos ke frikë nga nëna
Që më rri aq larg
Bëjë ç’të thotë zëmra
Mos e bëjë me plag.

Me buzët e ëmbla
Mëri mos më mbaj
Se , shpirti dhe zëmra
Nuk kanë , asnjë faj.

Shikoj ata sy
Ëmbël më shikojnë
Mos më mbaj mëri
Le , të dashurojnë.

Moj e rënë nga qielli
Tek porta , do pres
Dal e pa dal Dielli
T!më thuash , miremëngjes.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: