November 21, 2024

Ìkën, si xanxare – Adem Nuhaj

Ìkën , si xanxare ……

Ç’do të bëjë me ty
Që po më rri larg
Unë , të shoh në sy
Ti , më ikën prap.

Të pres në livadhe
Në krua , kur shkon
Ti , si një kunadhe
Rrugën e ndërron.

Ikën , si sorkadhe
Si , flutur mbi flet
Pyes Hënën në male
Ajo mban sekret.

Ikën , si xanxare
Në udhë e pa udhë
Unë , nuk bëjë zarare
Veç , të puth në buzë.

Do të mbaj në krah
Ngado , që të vete
Ç’bëre moj sevda
Më dogje , më trete.

Kur , të shkosh në brinjë
Për të mbledhur shkarpa
Veç , me ata gjinjë
Më shpëton nga vapa.

Mos ki frikë , nga mua
Mos më rri aq larg
Me nazet e tua
Në zëmër bënë plag.

Mos më rri e vrejtur
Si , qielli me shi
Të dua të qeshur
Plotë me dashuri.

Do të mbaj manare
S’të lë , të zëmrohesh
Ti , nga ato zjarre
Më , s’do të hankohesh.

Gushën , si të pllumbit
Do ta ledhatoj
Nga ethet e gushtit
Dhe unë , do shpëtoj.

…… Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: