November 21, 2024

Ç’më bëre , moj ngjalë – Adem Nuhaj

Ç’më bëre , moj ngjalë …..

Sinoret e tua
Ç’të shihja më par
Tek koka , në thua
Si , margaritar.

Të shoh , syn e bukur
Si , kokërr ulliri
Nën bëluz i futur
Djathë nape , gjiri.

Kur puthë ato faqe
Aty është pranvera
Me erë manushaqe
Të dehin , si vera.

Kur , më mbulon floku
Aromë , e ç’do stine
Aromë , borziloku
Erë , trendeline.

Ç’më bëre , moj ngjalë
Me ato sinore
Si , lumi me valë
Ti , brënda më more.

Moj lulja e blirit
Ç’të bëjë , tani unë
Kur shkon para syrit
Me fustan mbi gjunjë.

Mbi ata , dy supe
Floku bukur hedhur
Dhe buzët e kuqe
Kajrafil , i celur.

Bukuria jote
Është për merak
Mirë do bëje sonte
T’më ftoje për dark.

Bie , për të fjetur
Dhe gjumi s’më zë
Mëndja , tek ty mbetur
Në ëndrra , s’më lë.

……… Adem Nuhaj … ..

Shpërndaje në facebook: