November 21, 2024

Zot o zot , ç’lule më mbolle – Adem Nuhaj

……. Zot o zot , ç’lule më mbolle ……

Kur , më shkon nëpër livadhe
Mbi barin e lar me ves
Me dukesh , si një sorkadhe
Trupin , për unaz në mes.

Shkon , si një zogëz thëllëze
Duke tundur gjithë nure
Ndalove , ja mer një kënge
Mbi një gur strralli u ule.

U ule , si rreze dielli
Syn e bukur rrutulloje
Tek ty , syri im më ngeli
Si ftuj e trëmbur shikoje.

Mbi bar dhe mbi trendelinë
Si mjergull , t’u hap fustani
Mbi vetull , mbaje shaminë
Qendisur me fije ari.

Dola lart , përmbi korie
Tek lisi , që është dyjar
Thash , të thoshia , që të vije
Por , do vij vetë të të mar.

Se , dhe moti shumë u vrejtê
Mos të zë , rrebesh me shi
Kur , mbi ty të ulen retë
Do të mar , të mbaj në gji.

Do të coj në tëndën time
Dhe do të flemë në një gunë
Kur , të ketë rrufe , gjimime
Mos u trëmb , se je tek unë.

Moj flokë verdha , si kunadhe
Si , gjahu në prit më dole
I shkrim akujt , ndezëm zjarre
Zot o zot , ç’lule më mbolle.

……. Adem Nuhaj ….

Shpërndaje në facebook: