S’i besoja syrit – Adem Nuhaj
S’i besoja syrit …….
Petalet e mollës
Të binin mbi ball
Si , flokët e borës
Kur , bienë lart në mal.
Të bienë nëpër flokë
Kur , ti rri në hije
Mblidhen , bëhen tok
Aty , midis gjinjve.
Dhe kur shtërngon vapa
Më shkon tek burimi
I hedhë ato çapa
Mbi lule tërfili.
Të shikoj nga mali
Dhe s’më ikin sytë
Po , më digjej xhani
Djersa , po më mbytë.
Po , më dridhej zëmra
Dhe ethet më zunë
Në buzë mbeti kënga
Gjunjët , m’u këpunë.
Sa , më afër vije
Dukeshe më ndryshie
Herë zogës kumrie
Herë , si dallandyshe.
Fillova të zbrisja
Dal nga dal nga mali
Dhe ty , po të prisja
Ku , del ujtë nga zalli.
Kur , më mbushje shtëmën
Floku derdhur gjirit
Mos ishia në ëndërr
S’i besoja syrit.
U afrova pranë
Për të pirë ujë
Sytë e tu , më thanë
Të puthë ato buzë.
….. Adem Nuhaj …..